Kreu disa vjedhje të rënda, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
BKT
Kronika

Kreu disa vjedhje të rënda, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

E. Hoti/ RTKlive

Mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një  person i dyshuar për disa vjedhje dhe vjedhje të rënda.

Sipas Policisë rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore,(nëntor 2022 - mars 2023) kryesisht në Prishtinë.

“Puna e hetuesve të stacionit policor veriu,  është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të sigurojnë prezencën e personin të dyshuar: – A. C. mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku  gjashtë raste.

 


MË SHUME NGA Kronika