Arrestohet një i dyshuar për Keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
BKT
Kronika

Arrestohet një i dyshuar për Keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin për  “Keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”.

Sipas Policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 18:30.

“Është arrestuar një mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur”, thuhet në njoftim.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika