Aksident në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, një person i vdekur e një i lënduar
BKT
Foto: Ilustrim
Kronika

Aksident në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, një person i vdekur e një i lënduar

J.M/RTKlive

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar  si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në mbrëmjen e së enjtes në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq.

Policia ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, njëri kamion me targa të Serbisë dhe tjetra veturë, gjithashtu me targa të Serbisë.

Veton Elshani, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, ka konfirmuar aksidentin.

Aktualisht nuk dihet shkaqet e aksidentit apo detaje të tjera të personave të përfshirë në këtë rast.

Sidoqoftë, policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në fshatin Rudare.

 


MË SHUME NGA Kronika