Gruaja në Ferizaj dyshohet se mbeti shtatzënë pas dhunimit nga disa persona
BKT
Kronika

Gruaja në Ferizaj dyshohet se mbeti shtatzënë pas dhunimit nga disa persona

E. Hoti/ RTKlive

Një rast i dhunimit që dyshohet se ka ndodhur në Ferizaj është raportuar dje në Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktimën kosovare persona të panjohur e kanë shfrytëzuar seksualisht, dhe e njëjta ka mbetur shtatzënë.

Policia ka  bërë të ditur se për rastin janë njoftuar dje në orët e para të mëngjesit, rreth orës 04:35.

Viktima është dërguar në QKUK-në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore. 


MË SHUME NGA Kronika