Armëmbajtje pa leje dhe kanosje në Shtërpcë
BKT
Kronika

Armëmbajtje pa leje dhe kanosje në Shtërpcë

F. Sertolli / RTKlive

Të mërkurën Policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Shtërpcë është një rast i kanosjes.

“Policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit S.D (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur bashkëshorten e tij, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur e më pas janë konfiskuar: një pushkë e gjuetisë, një thikë, një rrethatore dhe sasi e municionit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje vazhdon njoftimi se policia e stacionit në Shtërpcë i ka marr veprimet e nevojshme dhe është në kërkim të personit të dyshuar, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Armëmbajtje pa leje dhe kanosje’’.


MË SHUME NGA Kronika