Në veri të vendit konfiskohen paketime të kafes pa dokumente
BKT
Kronika

Në veri të vendit konfiskohen paketime të kafes pa dokumente

RTKlive

Njësitet policore në veri të vendit konfiskojnë 84 paketime të kafes, të cilat transportoheshin pa dokumente.

Policia e Kosovës, njofton se tek ura e Bistricës në veri të vendit, ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte personi (M.P.) mashkull i nacionalitetit serb, i cili transportonte mallra pa dokumente.

Sipas policisë gjatë kontrollit të automjetit janë hasur 51 paketime me nga 1 kilogram kafe dhe33 paketime me 0.70 gram kafe, për të cilat ngasësi i automjetit nuk posedonte dokumente për mallin që transportonte.

“Njësitet relevante policore, lidhur me rastin kanë kontaktuar njësitin e doganës, ku sipas procedurave të parapara është bërë pranim dorëzimi i automjetit dhe mallit tek njësitet doganore, për të vazhduar me procedura të më tutjeshme ligjore”, thuhet në njoftimin policisë.


MË SHUME NGA Kronika