Për 1 maj, Strazha e Kaçanikut shndërrohet në vend pushimi |Video
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Për 1 maj, Strazha e Kaçanikut shndërrohet në vend pushimi |Video

Driton Ramadani/RTK

Në Strazhë të Kaçanikut, qytetarë të shumtë zgjodhën këtë vend për ta kaluar 1 Majin. Disa nga ta thanë se e shfrytëzuan këtë ditë pushimi që ta kalojnë këtu, e të tjerë thanë se do të duhej të protestonin për të drejta të punëtorëve.

Shumë familje kishin vendosur që këtë festë ta kalonin në fshatin Strazhë të Kaçanikut. Në mesin e këtyre qytetarëve ishte edhe familja Kuka e cila thotë se ky vend është atraktiv dhe ka një klimë të mirë.

“Pushim kanë të gjithë anëtarët e familjes mirëpo edhe klima e përshtatshme, klimë sikurse me siguri vetëm Prevalla e ka klimën  shumë të mirë. Për këtë e kemi zgjedhur me fëmijë e familje, djem e vajza”, thotë Ekrek Kuka, qytetar.

“Ajri i pastër është shumë ndikojë kjo pishat sendet e tjera, ajri i pastër i mirë shumë”, thotë qytetari Xhemshi Lika.

Kurse Shpëtim Loki, shprehet se këtë vend e ka zgjedhur sepse është i mirë,  i pastër dhe ka kënaqësi njeriu që shkon aty.

Por disa qytetarë mendojnë se në këtë ditë duhet protestuar dhe jo të pushohet.

“Qe 42 vite që unë punojë në Zvicër, asnjë ditë atje nuk kemi festë. Protestë po,  festë jo, kjo është

dallimi ndërmjet Zvicrës edhe këtu po më habit njerëzit në vend që të kërkojnë kushte më të mira të

jetës e të punës,  dalin festojnë, pra kjo do të thotë se të gjithë janë të kënaqur me këtë që e kanë”, thotë qytetari Imri Bela.

Sidoqoftë, disa të tjerë kërkuan që në këtë fshat turistik të investohet edhe më shumë.


MË SHUME NGA Kosovë