Kosova të marrë modelet zhvillimore nga Izraeli|Video
BKT
Kosovë

Kosova të marrë modelet zhvillimore nga Izraeli|Video

RTKlive

Ambasada e Shtetit të Izraelit dhe Shoqata e Miqësisë Austriako-Kosovare, sot në Prishtinë kanë organizuar një aktivitet, në të cilën për një bisedë frymëzuese ishte i ftuar laureati izraelit i Çmimit Nobel për Paqe, Prof. Dr. Dan Shechtman.

Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, tha se Izraeli dhe Kosova ndajnë një përkushtim të thellë ndaj vlerave.  “Jam e bindur se partneriteti ynë i vazhdueshëm do të ndihmojë në zhbllokimin e potencialit të plotë të popullit tonë dhe ekonomive tona, veçanërisht duke pasur parasysh rininë e madhe të Kosovës, të gjallë dhe me njohuri teknologjike", tha sot diplomatja izraelite në një aktivitet ku i ftuar për një bisedë frymëzuese ishte laureati izraelit i Çmimit Nobel për Paqe, Prof. Dr. Dan Shechtman.

"Është një nder i veçantë të jem këtu këtë mbrëmje, dy vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, dhe të mund të mirëpres në Kosovë fituesin e çmimit Nobel në Kimi, Prof. Dan Shechtman. Vizita e Prof. Shechtman në Kosovë përkon me 75-vjetorin e Pavarësisë së Izraelit. Jemi të lumtur që festimet e këtij përvjetori këtu në Kosovë i fillojmë me këtë vizitë të rëndësishme", tha ajo. No description available.

Sipas saj që nga themelimi i tij në 1948, Izraeli ka bërë një rrugë të gjatë për sa i përket inovacionit teknologjik, rritjes ekonomike dhe ndikimit global.

"Edhe para shpalljes së Shtetit të Izraelit, Albert Ajnshtajni, Martin Buber dhe shkencëtarë të tjerë hebrenj e konsideronin krijimin e instituteve shkencore dhe qendrave kërkimore si një prioritet të rëndësishëm kombëtar dhe ekonomik. Është kjo qasje që kontribuoi në inovacionin pionier të shkencës izraelite. Dy dekadat e fundit kanë qenë veçanërisht të jashtëzakonshme pasi Izraeli u transformua në një "komb fillestar. Izraeli është bërë një qendër inovacioni, me shumë kompani lider të teknologjisë duke hapur operacione jashtë shtetit dhe duke krijuar një ekosistem të lulëzuar startup", tha ajo.

Duke shtuar se arritjet, zbulimet dhe zhvillimet e shkencës dhe teknologjisë izraelite mbulojnë një gamë të gjerë fushash dhe lëndësh, si bujqësia, mjekësia dhe kujdesi shëndetësor, robotika, kompjuterizimi, hapësira, matematika, shkencat sociale dhe të tjera.

"Izraeli konsiderohet një superfuqi e teknologjisë së lartë, duke tërhequr kompanitë kryesore shumëkombëshe, të cilat themelojnë qendrat e tyre të kërkimit dhe zhvillimit në Izrael dhe investojnë në kompani fillestare në fusha të ndryshme. Në Izrael funksionojnë nëntë universitete dhe 66 institute të arsimit të lartë. Vendi ka gjithashtu shkallën më të lartë në botë të mbajtësve të diplomave akademike në lidhje me madhësinë e popullsisë. Izraeli është një nga vendet me dhjetë anëtarë në "Klubin Hapësinor" prestigjioz që kanë zhvilluar, prodhuar, lëshuar dhe operuar satelitë në hapësirë" tha ajo.

Kurse profesori Dan Shechtman, nobelist në kimi, ka folur për temën "Pse Kosova duhet të mësojë sipërmarrjen teknologjike në universitete dhe shkencën në kopshte". Ai tha se është me rëndësi që Kosova ka popullatë të re të ngjashme me Izraelin.

Ai foli edhe për problemet demografike dhe zvogëlimin e lindjeve e që sipas tij qeveris mund të përkrah familjet me mjete financiare. Shechtman tregon pse Kosova duhet të mësojë sipërmarrjen teknologjike në universitete e shkencën në kopshte.

Ndërkaq ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha qeveria ka mbështetur me bursa për shkencë e teknologji dhe se qeveria ka plan në investimet për edukimin në fëmijërinë e hershme.

Ndërsa kryetarja e Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Remzie Shahini-Hoxhaj, vlerësoi e është shumë me rëndësi për Kosovën dhe arsimin që sot kemi  për herë të parë në historinë fituesin e çmimit Nobel në Kimi, Prof. Dan Shechtman.

“Është forma më e mirë se si shteti i Kosovës mund të mësoj nga përvojat e Izraelit si një shtet inovativ”, tha ajo.

No description available.

Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin mysafirë nga sfera politike vendore e ndërkombëtare, përfshirë edhe Konsulli i Nderit i Republikës së Kosovës në Republikën e Austrisë, z. David Ungar-Klein.


MË SHUME NGA Kosovë