Osmani: Luani e të gjithë dëshmorët e Republikës i japin kuptim lirisë sonë
RTKlive
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 26 vjetorin e rënies së heroit Luan Haradinaj
""Luan Haradinaj, 26-vjet më parë e fitoi përjetësinë, duke i dalë zot atdheut, duke u flijuar për lirinë dhe Republikën. Më 6 maj të vitit 1997, Luani u vra nga forcat e regjimit gjenocidal serb, në rrugëtimin e tij të fundit për në Shqipëri. Rrugëtimi i tij u ndërpre, porse jo ëndrra e tij për idealin e brezave. Prandaj, Luani dhe liria ishin dhe janë një!. Ai së bashku me familjen dëshmuan përkushtim, trimëri, guxim dhe kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin. Luani dhe të gjithë dëshmorët e Republikës i japin kuptim lirisë sonë, shtetit tonë dhe të ardhmes së brezave. I përjetshëm qoftë kujtimi për Luanin dhe të gjithë dëshmorët e UÇK-së!", tha ajo.























