Për armëmbajtje pa leje dhe kanosje, arrestohet një persona në Kaçanik
M.Sh/RTKlive
Policia e stacionit në Kaçanik, ka arrestuat dje një qytetarë pas informacioneve se në fshatin Vatë ka kanosur me armë një qytetarë tjetër.
“Policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në fshatin Vatë dhe kanë arrestuar të dyshuarin N.N i moshës 54 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur me armë personin tjetër 47 vjeçar, ndërsa më pas policia nga i dyshuari ka konfiskuar armën e zjarrit ( pistoletë) me 12 fishekë dhe një thikë”, njofton policia.
I dyshuari, sipas të njëjtit njoftim, është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar “armëmbajtje pa leje dhe kanosje”.























