09:01 / 08.05.2023
Arrestohen 9 persona për vrasje në tentativë
RTKlive
Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë një përleshje që ka ndodhur midis disa personave.
Sikundër njofton Policia e Kosovës, për Rajonin e Prizrenit, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në Prizren më 07.05.2023, në ora 01:16, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, dy thika, një shufër metalike dhe një boks hekuri.
Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i plagosuri është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK. Me vendim të prokurorit nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.























