Bastiset një shtëpi, gjenden substanca narkotike
BKT
Kronika

Bastiset një shtëpi, gjenden substanca narkotike

RTKlive

Bastiset një shtëpi, pronë e një të dyshuari kosovar, ku u gjet një sasi substancash narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës së Veriut, gjatë bastisjes në një shtëpi, pronë e një të dyshuarit kosovar,  pas informacioneve se është duke u përgatitur një laborator për kultivimin e substancave narkotike, është gjetur një sasi prej rreth 1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë, në pjesën veriore, më 07.05.2023, në ora 08:00. Substanca e dyshuar është sekuestruar nga njësia e krim-teknikës.

I dyshuari gjendet në kërkim policor, rasti është nën hetime.


MË SHUME NGA Kronika