Sekuestrohet substancë e dyshuar narkotike, kapen persona të dyshuar
BKT
Kronika

Sekuestrohet substancë e dyshuar narkotike, kapen persona të dyshuar

F.S / RTKlive

Policia e Rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.

“Nga njësite policore të stacionit të Veriu në Prishtinë, janë shoqëruar katër persona të dyshuar, të cilëve u është gjetur dhe  sekuestruar  sasi  të  substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve:mariuhanë dhe kokainë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Personat e dyshuar, sipas Policisë, janë ndaluar në dy raste të ndara, derisa policia po kryente kontrolle rutinë, të automjeteve në lokacione të ndryshme.

“Pas intervistimit të personave të dyshuar, ndaj tyre janë iniciuar raste për  posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika