09:54 / 11.05.2023
Kontrabandë në Leposaviq, policia konfiskon një sasi të cigareve
F.S / RTKlive
Njësitë policore kanë ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një person i dyshuar, pasi i njëjti kishte tentuar që të kalonte vijën kufitare përmes rrugëve dytësore.
“Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:30 në fshatin Bistricë në Leposaviq”, thuhet nw raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e cigareve të cilat ishin të kontrabanduara.
Me vendim të prokurorit malli i kontrabanduar i është dorëzuar njësisë së doganave, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.























