Parandalohet kontrabanda me mallra për Serbi
RTKlive
Policia e Kosovës ka parandaluar të mërkurën mbrëma kalimin e paautorizuar të kufirit shtetëror dhe kontrabandën me mallra për në Serbi.
Sipas njoftimit për medie, Policia Kufitare e Kosovës me njësitet e saj gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në menaxhimin dhe kontrollin e kufirit shtetëror në patrullim e sipër, përgjatë Sharpelit dhe Bistricës (rrugë e cila të dërgon në Serbi përmes rrugës alternative) kanë vërejtur një automjet VW Passat duke tentuar të kalojë nga Bistrica (Republika e Kosovës) për në fshatin Mure (Serbi), të cilin edhe e kanë ndaluar për verifikim dhe kontroll.
“I dyshuari me automjetin e lartcekur (VW) transportonte ngarkesë me pako të duhanit. Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet doganore dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti për “Kalim të pa-autoroziuar të kufirit dhe kontrabandë me mallra’”, njofton policia.
Malli i gjetur, (pakot me duhan) me urdhër të prokurorit dërgohet në terminalin doganorë për procedura tjera.























