19 vjeçari nga Suhareka, vret aksidentalisht vetën me armën e babait polic
BKT
Foto: Ilustrim
Kronika

19 vjeçari nga Suhareka, vret aksidentalisht vetën me armën e babait polic

J.Musliu/RTKlive

Një 19 vjeçar, nga pakujdesia, dyshohet se ka vrarë veten me armën e babait të tij, i cili është zyrtar policor. Në njoftimin e policisë shkruan se dyshohet se viktimës së rastit, në banesën e tij, gjatë manipulimit me armë zjarri, ajo edhe i ka shkrepur.

Policia ka thënë se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Ndërkohë, lidhur me këtë rast janë njoftuar Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati Policor të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Policia sqaroi se rasti ka ndodhur në Suharekë, në Rrugën  “Brigada 123’,  ku në  banesën  e tij, në ndërtesën e “Euro Ing” është gjetur një person me lëndime ne koke të shkaktuara nga përdorimi i armës se zjarrit .

Dyshohet se viktima i rastit E.K. ( 2004) ,ne banesën e tij ,gjatë manipulimit me armë zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasojë i janë shkaktuar lëndime trupore të natyrës së rëndë.

“Viktima nga ana ekipit te urgjencës është transportuar për ndihmë mjekësore ne Spitalin Rajonal te Prizrenit , ku nga ana e mjekut kujdestar është konfirmuar  vdekja e tij”, deklaron policia.

Policia sqaron se dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor që është edhe prind i viktimës, por në atë kohë, i njëjti gjendej jashtë detyrës zyrtare.

 


MË SHUME NGA Kronika