08:23 / 12.05.2023
Operacioni i policisë në Gllarevë
RTK
Në fshatin Gllarevë të Klinës, në orët e hershme të mëngjesit, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka nisur një aksion të madh.
Edhe pse jo zyrtarisht, RTK merr vesh se ky aksion po zhvillohet nën dyshimin se në disa shtëpi të këtij fshati ka substanca narkotike.
Zyrtarët e Prokurorisë dhe të Policisë ende nuk kanë dhënë deklarata zyrtare























