23:27 / 14.05.2023
Aksident në Rrugën `C` në Prishtinë
A.B/ RTKlive
Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Prishtinë, saktësisht te “rruga C”.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
"Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën "C" në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe 5 automjete ( tri automjete kanë qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale.Me rastin po merret njësiti i trafikut", tha ajo.























