14:09 / 15.05.2023
Parandalohet një rast i kontrabandës në veri të Mitrovicës
V. Thaçi / RTKlive
Policia e Kosovës,njofton se gjatë patrullimit në fshatin Bistricë kanë vërejtur një automjet transportues/kamion me targa vendore i cili ishte duke lëvizur nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë.
“Personi i dyshuar posa ka vërejtur njësinë policore e ka braktisur automjetin duke e lënë atë të ndezur, dhe është larguar në drejtim të panjohur”.
Sipas policisë në automjet janë gjetur të ngarkuara lëndë drurore të cilat dyshohet se ishin të dedikuara për t’i dërguar në Serbi.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet për procedura të mëtutjeshme hetimore, ndërsa automjeti i përfshirë në rast është dërguar në SPMK – Leposaviq”, thuhet në njoftim.
























