Ferizaj, shtatë raste të dhunës në familje për një javë
V. Thaçi / RTKlive
Policia Rajonale të Ferizajt njofton se gjatë javës që shkoj, nga data 08-14/05/2023 janë raportuar 7 raste të dhunës në familje, prej tyre 5 raste janë raportuar në Ferizaj dhe 2 raste në Shtime.
Sipas policisë për këto raste me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj,ka ndaluar 4 persona të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë , ndërsa 3 persona tjerë janë liruar për procedurë të rregullt hetimore.
“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje’, thuhet në njoftim.
Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.























