17:08 / 17.05.2023
Përdori targat e automjetit tjetër, Policia e gjobit me 500 euro
Fadil Sertolli / RTKlive
Policia e Kosovës i ka konfiskuar tabelat e automjetit një personi dhe e ka gjobitur atë me 500 euro.
Kjo, pasi siç thuhet në një njoftim të policisë, tabelat e vendosura në automjet nuk ishin të automjetit të cilin e drejtonte shoferi.
“Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë kontrollit në trafik ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me targa të regjistrimit të cilat nuk i takojnë atij mjeti, i njëjti është gjobitur me 500€, targat janë konfiskuar ndërsa mjeti është larguar nga trafiku”, thuhet në njoftim.























