09:09 / 18.05.2023
Kanosi policin në stacionin policor, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
E. Hoti/ RTKlive
Një burrë është arrestuar pasi që përderisa ka qenë në stacion policor ka kanosur një person zyrtar i cili ishte në kryerje të detyrës.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 17 maj në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përderisa ka qenë në stacion policor ka kanosur viktimën mashkull kosovar i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.























