10:39 / 19.05.2023
Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të shtëpive në Ferizaj
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy persona të dyshuar për vjedhje në Ferizaj.
Policia ka thënë se ata kishin kryer disa vjedhje të rënda në lokacione të ndryshme.
“Është arritur të identifikohen dhe të arrestohen dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që ata dyshohet se kishin kryer disa vjedhje të rënda në lokacione të ndryshme (shtëpi, banesa, etj) pronë e ankuesve të ndryshëm”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Me vendim të prokurorit, sipas Policisë, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si ”Vjedhje e rëndë”.























