56 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit
BKT
Kronika

56 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit

E. Hoti/ RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 56 aktakuza kundër 61 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 12 persona dhe janë paraqitur 5 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 6 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria e Prishtinës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 4 persona, ka ushtruar tri 3 kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj 3 personave, si dhe ka ngritur 15 aktakuza kundër 15 personave. 

Në Prizren, janë paraqitur dy kërkesa për caktim të paraburgimit për 3 persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 7 aktakuza kundër 7 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur 23 aktakuza kundër 26 personave.

Prokuroria në Gjakovë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar 4 persona, dhe ka ngritur 2 aktakuza kundër 2 personave.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 2 persona të dyshuar dhe ka ngritur 9 aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kronika