Policia arreston dy iranianë
BKT
Foto: RTKLive
Kronika

Policia arreston dy iranianë

J.Musliu/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy shtetasve nga Irani, të cilët kanë tentuar të hyjnë në Kosovë në mënyrë të paligjshme.

Njëri prej tyre ka prezantuar pasaportë të Portugalisë e tjetri të Kanadasë, por që të dyja të keqpërdorura.

Në raportin 24 orësh, Policia ka bërë me dije se dy të dyshuarit kishin edhe pasaportat e tyre iraniane, por qëllimi i paraqitjes së pasaportave të huaja ishte marrja e azilit në Kosovë.

Policia ua ka konfiskuar pasaportat të dyve dhe i ka gjobitur.

“Gjatë kontrollit të dokumenteve në arritje i dyshuari mashkull Iranian, ka prezantuar një pasaportë të Portugalisë që dyshohet se është keqpërdorur. I njëjti ka kërkuar azil në Kosovë”, deklaron policia.

“Pasaporta është konfiskuar  dhe të dyshuarit i është shqiptuar gjobë. I dyshuari është identifikuar me pasaportën e Iranit”.


MË SHUME NGA Kronika