Arrestohet një i dyshuar për vrasje nga pakujdesia
BKT
Foto: RTKLive
Kronika

Arrestohet një i dyshuar për vrasje nga pakujdesia

J.Musliu/RTKlive

Policia njofton se ka arrestuar një person të premten në Pejë.

Prangosja e tij është bërë rreth orës 11:45, nën dyshimin se e ka vrarë nga pakujdesia një punëtor të KEDS-it.

Ngjarja kishte ndodhur në muajin shkurt në fshatin Leshovë të kësaj komune.

Para katër muajsh, viktima u raportua se ka vdekur derisa ishte duke punuar në një terren të vështirë në Leshovë.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, shkruan  në raportin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika