10:02 / 21.05.2023
Në Prizren, djali rrah babanë
RTKlive
Një person ka raportuar në polici, të shtunën rreth orës 22, në Prizren, se është sulmuar fizikisht nga i biri.
Sipas policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia sqaron se viktima mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga djali i tij.
Megjithatë, policia nuk sqaron më tej se për çfarë bëhet fjalë dhe as nuk jep të dhëna të tjera për personat e përfshirë në rast.























