Vidhen paratë e xhematit në një xhami në Prizren
BKT
Foto: Ilustrim
Kronika

Vidhen paratë e xhematit në një xhami në Prizren

J.M/RTKlive

Policia njofton se një person ka raportuar të shtunën se rreth orës 4:00 të mëngjesit, disa të panjohur kanë dëmtuar dy arka metalike në një xhami në Prizren.

Nga arka, ai ka deklaruar se janë vjedhur para të dhuruara nga xhemati.

“Ankuesi mashkull kosovar punonjës në xhami, ka raportuar se persona deri më tani të panjohur kanë dëmtuar dy arka të metalta dhe nga aty kanë vjedhur paratë të cilat ishin aty”, sqaron policia.

“Nuk dihet shuma e parave që kanë qenë në arka”, thuhet në raportin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika