Policia arreston 5 vëllezër, në shtëpinë e tyre konfiskon armë
J.M/RTKlive
Policia njofton se në lagjen Përroi i Njelmët në rrugën “Okarina” më Prishtinë, të shtunën në mbrëmje, janë arrestuar pesë vëllezër.
Kjo, pasi në atë rast, janë shkrepur edhe armë.
Kështu, pas disa të shtënave me armë zjarri, janë arrestuar të gjithë ata, nën dyshimin se te shtëpia e tyre, person apo persona të panjohur, kishin tentuar të kryejnë vjedhje.
Për këtë arsye, ata edhe kanë filluar të shtënë me armë zjarri ndërmjet njëri tjetrit, por pa ndonjë pasojë.
Ndërkohë gjatë intervenimit, njësiteve policore për reagim të shpejtë (NJRSH) dhe në rroba civile, ndaj këtyre të fundit, të shtënat e armëve u kanë vishkulluar në drejtim të tyre, por pa pasoja.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë, ndërkohë me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.























