Poston pamje duke shtënë me armë, arrestohet një femër
BKT
Kronika

Poston pamje duke shtënë me armë, arrestohet një femër

N.M. /RTKlive

Një femër është arrestuar, në Rugovë të Pejës, pasi që në rrjetet sociale ka postuar pamje duke shtënë me armë.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi ajo ishte parë në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri. Gjatë deklarimit ajo ka thënë se arma ka qenë e dy personave meshkuj të cilët ajo nuk i njeh dhe nuk i ka takuar më nga ajo ditë”, njofton Policia e Kosovës.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika