72 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

72 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit

V. Thaçi / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 72 aktakuza për vepra të ndryshme penale kundër 85 personave.

Sipas raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, nëntë prej tyre janë për dhunë në familje.

Aktakuzat për “Dhunë në familje”, katër janë ngritur nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, katër nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe një nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

“Me urdhër të prokurorëve, 23 persona janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale si dhe janë bërë 7 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 7 të dyshuarve”,thuhet në raport .


MË SHUME NGA Kronika