Sekuestrohen 479 pako me barna të pa deklaruara në Ferizaj
BKT
Foto: Dogana e Kosovës
Kronika

Sekuestrohen 479 pako me barna të pa deklaruara në Ferizaj

V. Thaçi / RTKlive

Dogana e Kosovës njofton se ka kryer kontroll në dy barnatore në Ferizaj, ku edhe ka gjetur mallra të padeklaruara me origjinë nga vende të ndryshe të botës.

“Ferizaj 23 Maj 2023 njësit e Doganës së Kosovës pas mbledhjeve të informatave në teren dhe me qëllim të verifikimit të tyre, ka kryer kontroll në dy barnatore në Ferizaj. Kontrolla ka gjetur mallra, barna të pa deklaruara (pa banderolla ) në sasi 479 pako ,me origjinë nga vende të ndryshme të botës, të gjitha mallrat janë konfiskuara”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika