09:51 / 24.05.2023
Sulm seksual në Gjakovë, arrestohet i dyshuari
E. H/ RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Gjakovë ka raportuar dje se është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar i panjohur.
I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Pas një pune operative-hetimore nga njësia e hetimeve të Stacionit Policor Gjakovë është arritur të identifikohet i dyshuari i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.
Rasti është iniciuar si “sulm seksual”.























