Bleu nënshtetësinë e Kosovës për 10 mijë euro, arrestohen tre persona
J.Musliu/RTKlive
Policia ka arrestuar A.R., shtetas i Maqedonisë Veriut, që dyshohet se është regjistruar si shtetas i Republikës se Kosovës në komunën e Vitisë në mënyrë të kundërligjshme.
I dyshuari është regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile, nga zyrtari i gjendjes civile M.D. në komunën e Vitisë dhe është pajisur nga sistemi elektronik i gjendjes civile me dokumente personale (certifikatë, ekstrakt të lindjes dhe letërnjoftim).
Gjatë hetimeve i dyshuari A.R. është kuptuar se me rastin e regjistrimit si shtetas i Republikës së Kosovës, kishte paguar shumen prej 10 mijë mijë euro.
Të dyshuarit të lartcekur me iniciale A.R. dhe M.D., janë arrestuar me datën 27 prill 2023.
Gjatë hetimeve të mëtutjeshme është kuptuar se personat e arrestuar, nuk njihen mes veti dhe për kryerjen e kësaj vepre kanë pasur një person tjetër si ndërmjetësues, i cili është identifikuar si i dyshuari i tretë dhe për të cilin hetuesit janë vënë në kërkim dhe identifikim të tij.
Hetimet rreth njëmujore profesionale nga hetuesit policor rezultuan me identifikim të dyshuarit të tretë me iniciale Z.H., i cili dyshohet se ka bërë ndërmjetësimin, duke pranuar shumën prej 10 mijë euro nga A.R. duke ia dhënë të dyshuarit M.D., dhe kështu tre të dyshuarit në bashkëpunim
dyshohet se kanë kryer veprat penale “Dhënie të Ryshfetit”, “Marrje të Ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i detyrës apo autoritet zyrtarë”.
Prandaj, të mërkurën, policia njofton se i dyshuari Z.H., ka qenë i arritshëm për hetuesit, i cili është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencë të avokatit mbrojtës, sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit te intervistës me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, dërgohet në ndalim për 48 orë.























