Arrestohet një person i kërkuar për 6 vepra penale
M.Sh/RTKlive
Policia nga rajoni i Ferizajt ka ndaluar të mërkurën një person 40 vjeçar, i cili ishte në kërkim për 6 vepra penale. Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollimit, atij i është gjetur edhe një mjet i mprehtë (thikë), ndërsa pas verifikimit, në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ai akuzohet për 6 vepra penale: tri raste për ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge, një rast ‘’Sulmi’’, një rast ‘’Kanosje’’ dhe një rast ‘’Grabitje’’.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme gjyqësore”, njofton polica.
Ky institucion thuhet se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Policia Rajonale e Ferizajt kërkon bashkëpunim me qytetarët, që nëse kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë‘’.























