56 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

56 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit

V. Thaçi / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 56 aktakuza kundër 67 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 12 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar 11 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 11 personave, dhe një kërkesë për caktim të masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë,gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona, ka paraqitur tetë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë personave, si dhe ka ngritur 29 aktakuza kundër 35 personave për vepra të ndryshme penale, kurse  Prokuroria Themelore në Prizren, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një personi, dhe ka ngritur dhjetë aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale, e Prokuroria Themelore në Gjilan,gjatë 24 orëve të fundit,me urdhër të prokurorit ka ngritur 11 aktakuza kundër 14 personave, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi, ndërsa Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale. 


MË SHUME NGA Kronika