Arrestohen gjashtë persona të kërkuar
Foto/ Policia e Kosovës / Facebook
Kronika

Arrestohen gjashtë persona të kërkuar

V. Thaçi / RTKlive

Policia e Kosovës njofton se dje ka arrestuar në Ferizaj 40-vjeçarin Sh.B., që po kërkohej nga gjykata për gjashtë vepra penale.

Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrollimit të tij, i është gjetur një mjet i mprehtë ( thikë), ndërsa pas verifikimit, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për 6 vepra penale : tri raste ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge, një rast ‘’Sulmi’’, një rast ‘’Kanosje’’ dhe një rast ‘’Grabitje’’.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme gjyqësore. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës, dhe kërkon bashkëpunim me qytetarët, që nëse kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit të njoftojnë menjëherë policinë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në Pejë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata janë arrestuar tre persona të kërkuar, dy janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe një në mbajtje.

Po ashtu në Pejë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata janë arrestuar tre persona të kërkuar, dy janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe një në mbajtje.

Edhe në Mitrovicë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata janë arrestuar dy meshkuj kosovar të cilët janë dërguar në vuajtje të dënimit.

 

 


MË SHUME NGA Kronika