Shpallet konkursi për master planin e Kompleksit Memorial `Adem Jashari`
A.B/RTKlive
Është shpallur konkursi për hartimin e master planit për Kompleksin Memorial `Adem Jashari` në Prekaz.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka shkruar në "Facebook", se pas angazhimit të Komisionit të ekspertëve për hartim të detyrës projektuese, dhe pas miratimit të kushteve, kritereve dhe procedurave nga Qeveria e Kosovës, është shpallur konkursin për hartimin e Master Planit.
"Ky është ndër proceset dhe projektet më delikate të Republikës sonë, kemi punuar me hapa të sigurt, pa u ngutur, por edhe pa humbur kohë. Nuk do të kursejmë asgjë për të pasur një kompleks memorial të përmasave botërore, çfarë është edhe figura e Adem Jasharit. Një kompleks memorial që do të rrëfejë dinjitetshëm dhe me standard të arrirë artistik rezistencën e popullit dhe luftën për liri, pavarësi e bashkim", ka shkruar ai.