Me dhunë e futën në veturë, në mal e grabitën, e tani janë në paraburgim
Foto: Gjykata Themelore në Ferizaj
Kronika

Me dhunë e futën në veturë, në mal e grabitën, e tani janë në paraburgim

J.M/RTKlive

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Sh.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të grabitjes.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, ndaj të pandehurit.

Në aktvendim shkruan se më 20 shtator 2022, i pandehuri, në një rrugë në Ferizaj, në bashku me të pandehurin K.B. dhe A.Z., me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme të personit tjetër, e që vetës t`i sjellë përfitime pasurore të kundërligjshëm, kanë kryer grabitje në dëme të dëmtuarit A.S.

Derisa ishin duke lëvizur me veturën e tyre, në momentin që e takojnë të dëmtuarin, e detyrojnë të hyjë në veturë, duke sulmuar fizikisht gjatë rrugës.

Pastaj, ata  vazhdojnë tek vendi i panjohur në pyll, ku me të arritur atje, e kishin zbritur dhe e kishin sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

Duke përdorur forcë, arrijnë që t`ia marrin portofolin, në të cilën kishte shumën e të hollave rreth 327 euro dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar.

Të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

 


MË SHUME NGA Kronika