Në Zveçan protestuesit djegin një veturë të policisë
Foto: Elmina Osmani/ Vetura e Policisë së Kosovës duke u djegur
Kosovë

Në Zveçan protestuesit djegin një veturë të policisë

Arlinda Sejda/RTK

Situatë e tensionuar por e menaxhueshme nga ana e Policisë së Kosovës, vazhdon të mbetët në veri të vendit.

Burime të RTK-së konfirmojnë se në Zveçan, serbët lokalë, në shenjë pakënaqësie, kanë djegur një automjet në Policisë së Kosovës.

Situata e sigurisë u përshkallëzua pasi kryetarët e komunave neveri të vendit, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, të dalë nga zgjedhjet lokale të 23 prillit, shkuan sot në zyrat e tyre për të ushtruar mandatet e fituara.

Kjo ka revoltuar serbët lokalë të cilët nën diktatin e Beogradit zyrtar, janë mbledhur para ndërtesave duke protestuar.

Ndërkohë, rrugës nga Mitrovica e Veriut deri në Leposaviq, shihen forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe trupave të KFOR-it. Këta të fundit janë duke vëzhguar edhe nga ajri.


MË SHUME NGA Kosovë