Dëmtohet edhe një veturë e policisë, kryetari i Zveçanit hyn në zyrë
Foto: Edina Avdiu/RTK
Kosovë

Dëmtohet edhe një veturë e policisë, kryetari i Zveçanit hyn në zyrë

Edina Avdiu/ RTK

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka hyrë tashmë në zyrën e tij në ndërtesën e komunës.

Ai ka konfirmuar për RTK-në se ndodhet në zyrën e tij, për të kryer detyrën në ditën e parë të punës si kryetar i komunës.

Ndërkohë, përveç djegies së një veture të Policisë së Kosovës, edhe një tjetër është dëmtuar.

Në anën tjetër, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deklaroi se sot është dita e parë e punës për kryetarët e rinj të katër komunave në veri të vendit.

“Punë dhe shërbim të cilin duhet ta kryejnë nga zyrat e komunave bashkë me shërbyesit civilë”, deklaroi Krasniqi.

Sipas tij, kryetarët e komunave  janë zotuar që do t'i shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Si ministri dhe institucione qendrore japim mbështetjen tonë të plotë në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore të kryetarëve të rinj”.


MË SHUME NGA Kosovë