15:26 / 26.05.2023
Kryesuesi i radhës i OSBE-së vizitoi Akademinë për Siguri Publike
Valjeta Shala/ RTK
Kryesuesi i radhës i OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, së bashku me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport, do t’u drejtohet pjesëmarrësve të Akademisë së të Rinjve të OSBE-së.
Ai po ashtu viziton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri për t’u takuar me gjeneratën e re të kadetëve policorë nga të gjitha komunitetet, raporton RTKlive.
Bashkë me Osmanin dhe Davenport, në këtë vizitë ishte dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.