Gjakovë, hetohet për vdekjen e një personi në rrethana të panjohura
BKT
Kronika

Gjakovë, hetohet për vdekjen e një personi në rrethana të panjohura

M.Miftari/ RTKlive

Siç njofton Policia e Kosovës, në rajonin e Gjakovës është gjetur një person i vdekur. Viktima është shtetase kosovare e gjinisë femërore.

Ngjarja ka ndodhur më 27.05.2023, në ora 08:15, në Gjakovë, me ç’rast, njësitet policore, bashkë me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarje, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM I VDEKJES, Gjakovë 27.05.2023-08:15. Lidhur me rastin, njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor, kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja  e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika