AGK-ja e dënon fushatën kundër gazetares Dafina Demaku
N.M. /RTKlive
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon ashpër fushatën kundër kundër gazetares Dafina Demaku, që e cenon direkt sigurinë e saj dhe të afërmëve të saj.
“Dafina Demaku, kryeredaktore në portalin online Periskopi, dhe analiste e rregullt në televizionin kombëtar, KTV, e ka njoftuar AGK-në për një fushatë denigruese dhe linçuese ndaj saj që po zhvillohet në rrjete sociale, kryesisht në TikTok”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Sipas këtij asociacioni, në disa video, Demaku përshkruhet si “gazetare pro-serbe” dhe “e dyshuar për agjente të BIA-s serbe”.
“AGK-ja, e dënon ashpër këtë fushatë kundër Demakut, që e cenon direkt sigurinë e saj dhe të afërmëve të saj”m thuhet tutje në këtë reagim.
Njëherësh, AGK-ja fton organet e sigurisë të hetojnë postimet dhe të ndërmarrin masa për të zbuluar kush qëndron prapa fushatës.























