Arrestohet një i dyshuar për kanosje me armë
BKT
Foto: Policia e Kosovës Facebook
Kronika

Arrestohet një i dyshuar për kanosje me armë

V. Thaçi / RTKlive

Hetuesit policor të stacionit policor Veriu, kanë arrestuar një person të dyshuar për një rast kanosjeje.

Policia njofton se i dyshuari kishte kanosur dy persona të cilët kishin denoncuar rastin në polici.

Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar, një revole dhe një fishek.

“Ndaj të dyshuarit policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale "Kanosje me armë" si dhe "Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës" dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika