Rama e Shala nisin vizitat në hapësirat e identifikuara për intervenim
BKT
Kosovë

Rama e Shala nisin vizitat në hapësirat e identifikuara për intervenim

Beriana Mustafa /Radio Kosova

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me Ambasadoren e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, kanë nisur vizitat e hapësirave të identifikuara për intervenim dhe largimin e barrierave.

Në kuadër të fushatës “Prishtina një qytet pa barriera”, pas intervenimit dhe largimit të barrierave do të bëhet vendosja e segmenteve të nevojshme infrastrukturore për qasje në objekte publike dhe private për personat me aftësi të kufizuara, personat e moshuar dhe kategori të tjera me vështirësi në lëvizje.​​​​​​​Sot Rama e Shala janë parë duke indentifikuar barrierat tek objekti i Radio Kosovës dhe Rektorati i Universitetit të Prishtinës.


MË SHUME NGA Kosovë