Ndalohen për 48 orë dy serbë të dyshuar për sulmet e djeshme në veri
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Ndalohen për 48 orë dy serbë të dyshuar për sulmet e djeshme në veri

V. Thaçi / RTKlive

Policia e Kosovës njofton se dy meshkuj të komunitetit serbë janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për përfshirje në sulme ekstreme të dhunshme me mjete shpërthyese, ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, të njëjtit dyshohen për veprat penale “Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare” dhe “Pjesëmarrje në turmë që kryejnë vepër penale dhe huliganizëm”, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“RREZIKIM I PERSONAVE NËN MBROJTJE NDËRKOMBËTARE & PJESMARRJE NË TURMË QË KRYEJNË VEPËR PENALE DHE HULIGANIZËM /Prishtinë  29.05.2023 – 18:30. Për shkak të dyshimit se kanë qenë të përfshirë në sulme ekstreme të dhunshme me mjete shpërthyese, ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve, dy meshkuj  K-Serb me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës janë dërguar në mbajtje për 48 orë, përderisa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me këtë rast janë duke u kryer hetime të mëtejme, nga njësitet relevante policore.


MË SHUME NGA Kronika