Arrestohen tre zyrtarë të postës, falsifikuan dokumente zyrtare
M.Sh/RTKlive
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës ka arrestuar të martën tre zyrtarë të postës nën dyshimin se kanë falsifikuar dokumente zyrtare.
“Pas veprimeve hetimore për një periudhë kohore disa javore, policia ka arritur të siguroj dëshmi se të dyshuarit me iniciale (R.L.), (K.Z.) dhe(A.Ç.) zyrtarë të postës, dega në Kaçanik, gjatë ushtrimit të detyrës në vazhdimësi nga 01.12.2022 deri 31.12.2022, kishin manipuluar në librin e dorëzimit të Dërgesave të Regjistruara të kësaj Zyre Postare, me dyshimin se në 28 dërgesa janë falsifikuar nënshkrimet e konsumatorëve. Në këtë mënyrë personat e dyshuar të lartcekur me iniciale- Zyrtarë të Postës së Kosovës, kanë rrezikuar kontratën mes Postës së Kosovës dhe një kompanie, me pasoja të mëdha financiare, në dëm të Postës së Kosovës” thuhet në njoftim.
Sot me datë 30.05.2023, sipas policisë, është siguruar prezenca e të dyshuarve të sipër cekur.
“Pas intervistës dhe analizës së gjitha provave/dëshmive është ardhur në përfundim se ekziston dyshimi i arsyeshëm se: të dyshuarit R.L., K.Z. dhe A.Ç. kanë kryer vepër penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”. Për të gjitha veprimet hetimore është koordinuar Prokurori kompetent dhe tre (3) të dyshuarit pas intervistës në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë për proceduar të mëtejme”, njofton Policia e Rajonit në Ferizaj.























