Dyshohet se dogjën një flamur në Graqanicë, arrestohen tre persona
BKT
Kronika

Dyshohet se dogjën një flamur në Graqanicë, arrestohen tre persona

E. H/ RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar pas pranimit të informatës lidhur me dëmtimin e një flamuri në Graqanicë.

Rasti ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit.

 “Pas pranimit të  informatës lidhur me dëmtimin e një flamuri në Graqanicë, që dyshohet të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, policia menjëherë ka nisur një hetim i cili ka rezultuar me  identifikimin dhe arrestimin e  tre personave të dyshuar”, njofton policia.

Ndaj personave të dyshuar E.B 22 vjeçar, Sh.V 22 vjeçar dhe E.G 31 vjeçar është hapur rast, për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

“Ndërkohë që hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë përkatëse”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika