Fushë-Kosovë, arrestohet një person dhe i konfiskohet pistoleta
F. Sertolli / RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë-Kosovë dhe i ka sekuestruar një armë zjarri.
Në një njoftim për media të Policisë së Kosovës, thuhet se me të marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë, menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
“Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, një dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Zyrtarët policor kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, aktualisht në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.























